Këshilli për Mediat Elektronike i dha afat drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Svetosllav Kostov për të dhënë dorëheqje. Në qoftë se kjo nuk ndodh deri më 11 tetor do të ketë mbledhje të re të Këshillit, ku do të fillojë procedurë për ndërprerje para afatit të mandatit të drejtorit të përgjithshëm. Vendimi për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit u mor pas një skandali të madh për shkeljen e lirisë së fjalës në median shtetërore.
Vetë Kostov iu përgjigj thirrjes për dorëheqje se nuk do të largohet nga posti i vet. Pasi Këshilli mendon se ka arsye për shkarkimin tim nga detyra, le ta bëjë, komentoi drejtori i përgjithshëm.
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur..