Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për rivendosjen e bashkëpunimit dypalësh aktiv në ekonomi dhe në arsim. Për këtë u morën vesh presidenti i Bullgarisë-Rumen Radev dhe zëvendëskryeministri i parë i Republikës Socialiste të Vietnamit Cheong Hoa Bin, i cili është për një vizitë pune në Bullgari. Të dy shënuan se, shkëmbimi aktual vjetor i mallrave nga 100 milionë dollarë nuk përputhet me potencialin e Bullgarisë dhe të Vietnamit.
Perspektiva ka në sferën e teknologjive informative, në bioteknologjitë, në energjetikë, në bujqësi, mjekësi e të tjera. Bashkëbiseduesit janë të mendimit se ka nevojë për rivendosjen e këmbimit tradicional bilateral në fushën e arsimit. Në të kaluarën e afërt 30 000 qytetarë vietnamezë kanë marrë arsimin e vet të lartë ose një kualifikim profesional në Bullgari, ku sot një pjesë e madhe prej tyre zënë poste larta në Vietnam.
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën..