Mbështetja jonë për integrimin evropian të Maqedonisë Veriore kurrë nuk ka qenë pa kusht, deklaroi Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Ka një kusht shumë të qartë dhe ai është marrëdhënia e fqinjësisë së mirë. Nuk ka sesi të synosh të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian dhe të kesh marrëdhënie të pazgjidhura me fqinjët. Ky nuk është vetëm një kriter bullgar, ky është një nga kriteret për anëtarësi në Bashkimin Evropian - marrëdhënie miqësore dhe të fqinjësisë së mirë, nënvizoi ministrja. Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Maqedoninë Veriore. Do të doja të shikoj më shumë medie bullgare në Maqedoni dhe ngjarje të përbashkëta në sferën e kulturës, shtoi ministrja Zaharieva.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..