Në sajë të një platforme online fëmijët bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit do të mund të mësojnë gjuhën bullgare në shtëpi. Pavarësisht se në cilin vend jeton, secili do të mund të mësojë në sajtin e akademisë së gjuhës bullgare "Srichka". Me qenë se në vendbanimet e vogla nuk ka shpesh shkolla bullgare të ditës së diel, ku zakonisht bullgarët jashtë vendit organizojnë mësimdhënien në gjuhën bullgare, platforma jep mundësi që prindërit vetë t’i mësojnë fëmijët e tyre në gjuhën amtare. Studimi virtual i lejon fëmijët t’i shkruajnë detyrat e tyre të shtëpisë, të cilat pastaj do të kontrollohen nga mësuesit. Është siguruar aksesi i nxënësve deri tek të gjitha materialet mësimore, të cilat përdoren në kurs, si dhe mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë midis mësuesve dhe nxënësve.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..