Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konferencë në Sofje kushtuar sigurisë kibernetike në energjetikë

Foto: BGNES

Në Sofje po zhvillohet konferenca me temë “Siguria kibernetike energjetike dhe urbane – Bullgari 2019” .

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Patkova shpalli në forum se ministria e saj ka përpunuar një sërë masash koordinimi ndërmjet të gjitha ndërmarrjeve në këtë sferë tepër të rëndësishme.

Eurokomisionerja Maria Gabriel, e cila përgjigjet për ekonominë digjitale dhe për shoqërinë digjitale kujtoi se rregullorja e re e Komisionit Evropian për gatishmërinë për përballimin e rreziqeve në sektorin energjetik kërkon nga vendet-anëtare të hartojnë planet e tyre kombëtare në këtë fushë dhe të bashkërendojnë përgatitjen e tyre në nivel regjional, duke përfshirë këtu masat për përballimin e sulmeve kibernetike. Komisionerja evropiane është e bindur se konferenca që po zhvillohet në Sofje do të japë kontributin e vet në këtë drejtim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD

SHBA e pyetën edhe Bullgarinë nëse vendi do të dërgonte trupa në Ukrainë

Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..

botuar më 25-02-18 9.17.PD

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD