Në takimin tradicional vjetor të qeverisë me biznesin, organizuar nga Dhoma Tregtare Amerikane, presidenti i Dhomës në Bullgari Olivier Marquette përcaktoi sektorët kyç për bashkëpunim midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bullgarisë: teknologjitë digjitale, intelekti artificial, siguria kibernetike. Ai rikujtoi për gatishmërinë e “ Westinghouse Electric Company LLC” për pjesëmarrje më aktive në fushën e energjetikës bërthamore bullgare. “Biznesi amerikan në Bullgari ka dëshirë të fortë të zhvillojë një dialog, i cili do të forcojë pavarësinë e energjetikës bullgare”, deklaroi Market.
“Ekonomia bullgare është mjaft e pjekur, që të mund të shkelë në tregun e Shteteve të Bashkuara” deklaroi nga ana e tij Petër Ivanov, drejtori ekzekutiv i Dhomës Tregtare Amerikane në Bullgari. Sipas fjalëve të tij, qeveria ka kontribuar për zhvillimin e bashkëpunimit transatlantik me vendimin për blerjen e 8 gjuajtësve F-16 bllok 70.
Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se derisa janë zhvilluar bisedimet për gjuajtësit, qeveria është akuzuar për lobim, por bindi se asnjëherë në asnjë mënyrë gjatë bisedimeve nuk ka pasur lobim të tillë.
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..