Standardi shtetëror Bullgar nuk do të jetë i detyrueshëm për produktet për ushqim të fëmijëve midis 3 dhe 7 vjeç. Këtë e parashikojnë ndryshimet në Rregulloren numër 6 për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve. Nga organizatat që punojnë në sektor vënë në dukje se gjatë muajit qershor është arritur pajtim midis Këshillit Konsultativ pranë Ministrisë së Shëndetësisë për këtë, ushqimet për fëmijët të jenë në bazë të Standardit Shtetëror Bullgar, por më pas marrëveshja është ndryshuar.
“Mësuam se rregullorja do të parashtrohet për dikutim në Këshillin e Ministrave, por në të nuk ka kërkesë që të gjitha ushqimet - buka, mielli, qumështi, djathi, gjalpi, kaçkavalli, disa produkte të mishit, konservat, yndyrat bimore të jenë prodhuar në bazë të Standardit Shtetëror Bullgar. Standardet e afirmuara të degës dhe Standardi Shtetëror Bullgar janë të rëndësishme për të gjithë, sepse garantojnë cilësinë e lëndëve të para”, vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Marijana Kukusheva nga Bashkimi Kombëtar i Prodhuesve të Bukës dhe të Ëmbëlsirave dhe shprehu bindjen se prodhuesit dhe konsumatorët nuk do të lejojnë heqjen e Standardit Shtetëror Bullgar në prodhimin e ushqimeve për fëmijët.
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..