Qeveria ndërpret marrëdhëniet e saj me Bashkimin Bullgar të Futbollit, duke përfshirë dhe ato financiare, deri në dorëzimin e dorëheqjes së kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Këtë e tha Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ai vuri në dukje se gjatë disa viteve të fundit qeveria bullgare ka bërë shumë për zhvillimin e futbollit bullgar, janë ndërtuar fusha të reja futbolli, janë siguruar mjete për zhvillimin e skuadrave për fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi u mor pas ndeshjes së kualifikimeve për EURO 2020, e cila u luajt dje në Sofje midis Bullgarisë dhe Anglisë dhe mbaroi me rezultat 0:6. Kjo është humbja më e rëndë e Bullgarisë si mikpritëse në një ndeshje zyrtare. Ndeshja ishte quajtur “një spektakël shqetësues dhe helmues” nga mediat angleze, për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Asociacioni i Futbollit në Angli i bëri thirrje UEFA-s për të hetuar ngjarjen, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i drejtoi apel Centralit Evropian të Futbollit nëpërmjet Twetter për tërheqjen e Bullgarisë nga të gjithë turnetë zyrtarë.
Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov deklaroi se nuk do ta japë dorëheqjen e kërkuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Ditën e premte Bashkimi Bullgar i Futbollit do të ketë mbledhje dhe pas kësaj Mihajllov do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, bëri të ditur Radioja Kombëtare Bullgare.
Mirëpo, pak më vonë u njoftua se Presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqje. Ajo do të parashtrohet para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes, shënohet në sajtin e Bashkimit Bullgar të Futbollit.
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..