Me breaking dikur bandat rrugore kanë rregulluar hesapet e veta, por sot ai i përmbush sallat vetëm për shkak të shous origjinale dhe stilit kreativ. Dhe pavarësisht se vallëzimet breaking afrohen me artin, ato mbase do të debutojnë si sport në Lojërat Olimpike në Paris gjatë vitit 2024. Atëherë mes 16 break-vallëzuesit më të mirë në botë do të shikojmë dhe bullgaren Mari Sllavova (Queen Mary).
Mari e fitoi kuotën e vet olimpike në Lojërat e para Botërore në Budapest, ku u klasifikua e gjashta. Vajza është nga qyteti Burgas dhe tanimë 12 vjet merret me breaking dhe konsiderohet si njëra nga yjet e mëdha në këtë sport – gjatë vitit 2011 ajo fitoi titullin botëror për të rinj deri më 16 vjeç, kurse pas kësaj u bë dhe nënkampione botërore.
Si fëmije Mari merrej me akrobatikë, por shumë shpejt hoqi dorë, sepse sipas saj nuk kishte liri në lëvizjet. Kurse mua më pëlqente shumë që të isha e lirë në lëvizje, tregon ajo. Dhe filloi të ndihej e lirë në ushtrimet në parkour – arti të evitosh pengesat përmes lëvizjes, vetëm nëpërmjet mjeshtërisë së trupit. Dhe kështu një ditë, duke i kapërcyer gardhet, ajo u njoh me njerëzit e duhur, të cilët e shpunë në sallën e breakingut. Aty e gllabëroi energjia, muzika, ngjyrat.
Në fillim fare prindërit e mi qenë shumë skeptikë, por pasi arrita sukseset e mia të para dhe u ndeza shumë pas kësaj, filluan të më përkrahin – kujtohet Mari. Më pëlqen shumë të jem e ndryshme, kurse breakingu është diçka e ndryshme në Bullgari. Por, shpresoj që ai gjithnjë e më shumë të integrohet në shoqërinë tonë dhe gjithnjë e më shumë njerëz të merren me këtë, sepse kjo është shumë tërheqëse.
Breakdancerët e bëjnë publikun për vete me manovrat e veta akrobatike, me hapat e vet të shpejtë me këmbë dhe me duar, me vërtitjet e kokës, me ngrirjet. Kurse një atraksion shtesë ndaj numrave të ndërlikuara janë emrat me të cilët ata marrin pjesë në gara. Kështu Mari e mori titullin mbretëror nga trajneri i vet në qytetin Burgas Hristo Andonov dhe u bë e njohur në mjedisin e breakingut si Queen Mary.
Breakingu zhvillohet prej një kohe të gjatë dhe në këtë moment është shumë ekstrem – shton kampionia. Prandaj dhe secili që merret me të duhet të jetë atlet. Ne mbajmë dietë, stërvitemi vazhdimisht – kështu që breakingu nuk është një art, por më tepër anon nga sporti.
Në garë breakdanceri luan një kombinim prej 40 sekondave dhe me të merr pjesë në të ashtuquajturat beteja. Sportistët ndahen në kategori sipas vlerësimeve në kampionatet e mëparshme, pas së cilës dalin njëri kundër tjetrit. Në betejë ka nga dy hyrje, me fjalë të tjera çdo një luan dy herë nga 40 sekonda.
Gjatë kohës së garës më tepër duhet të tregosh një “ndërlikim” të madh dhe ta realizosh në një pamje perfektë – thotë Mari. Kombinimi mund të shoqërohet me koreografi, por ka dhe shumë improvizime, me qenë se asnjëri nuk e di muzikën në sfondin e së cilës do të luajë. Kështu që çdo gjë është në moment e sipër.
Përveç se luan me mish e me shpirt në sallë, Mari akoma si fare e vogël mëson shumë seriozisht dhe sot flet katër gjuhë. Ajo përfundoi gjimnazin për gjuhët romane në qytetin Burgas, u regjistrua për të mësuar mjekësi në Bruksel, por pas kësaj hoqi dorë nga kjo sepse nuk kishte mundësi të vallëzonte. Në këtë moment është studente në degën e psikologjisë në Angli – jo vetëm sepse e ndien këtë disiplinë si një pjesë nga vetja e vet, por dhe për shkak të kushteve të shkëlqyera për sport.
Mjerisht, gjërat në Bullgari janë pak të prapambetura sa i përket përkrahjes – qoftë financiare, qoftë morale – thotë akoma Mari. Ky është dhe shkaku që të jemi mjaft mbrapa si forcë, por njëkohësisht jemi të përmbushur me shpresë dhe ecim përpara.
Mari ëndërron një ditë të hapë klubin e saj personal për breakdance në atdhe, që të mund t’ua transmetojë përvojën e saj fëmijëve të tjerë. Kurse ndërkohë e pret Olimpiada. Katër vjet janë shumë kohë në rrethet tona, por me siguri do të jem në Paris – si pjesëmarrëse, arbitër ose trajnere, thotë ajo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës ...
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën..