Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Bakardjiev: “Pjesëmarrja dhe çmimi i festivalit në Sinsinati janë një frymëzim i madh për ne”

Foto: личен архив

Para disa ditësh në qytetin Sinsinati (SHBA) mbaroi edicioni i parë i Cincinnati Public Schools International Jazz Festival.Bashkë me orkestra nga 22 shkolla nga SHBA-ja mori pjesë gjithashtu Xhaz-Bendi i Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” me udhëheqës Todor Bakardjiev (trumpet). Formacioni bullgar mori ftesë për pjesëmarrje në aktivitet nga Dr. Isidore L. Rudnich – menaxher i degëve për arte të bukura në shkollat shtetërore të Sinsinatit (pak mbi 60 shkolla) Cincinnati Public Schools, një njëri i përkushtuar plotësisht ndaj profesionit të tij dhe muzikantëve të rinj. Ai është trombonist, kompozitor, dirigjent dhe është një nga iniciatorët e festivalit. Dr. Isidore L. Rudnich ishte në Bullgari në vitin 2018, që të zhvillojë mësime të improvizimit dhe të ekzekutimit të muzikës për orkestra me nxënës dhe studentë nga Shkolla e Mesme Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe Akademia Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”, të cilat mbaruan me një koncert. Në fillim të 2019-ës ai përsëri ishte për vizitë te ne, këtë herë bashkë me Big Bendin e Clark Montessori High School dhe përsëri kishte mësime në kryeqytet. Orkestra shkollore amerikane nën dirigjimin e tij dha koncerte edhe në Plovdiv dhe Stara Zagora, ndërsa ndër solistët ishin dhe interpretues të rinj të stilit xhazit.

Festivali në Sinsinati, në organizimin e të cilit ai ishte një figurë kryesore, u ka siguruar mundësi të mëdha interpretuesve të rinj. Në kuadrin e aktivitetit u zhvilluan mësime me muzikantë të njohur nga skena amerikane e xhazit – Melissa Aldana (saksofon), Chris Berg (kontrabas), Shamie Royston (piano), Art Gore (bateri) etj. Todor Bakardjiev gjithashtu dha mësime. Nga ai mësuam më shumë hollësi për pjesëmarrjen e bendit bullgar në programin e konkursit dhe në koncertin përfundimtar:

“Ekzekutuam “Moanin” të Bobby Tommons, “Summertime” të George Gershwin dhe “Sing, Sing, Sing” të Benny Goodman. Me këtë u paraqitëm në konkurs, ndërsa në koncertin përfundimtar interpretuam disa pjesë për big bend. Bëri përshtypje fakti se ekzekutojmë pjesë për orkestër të madhe, ndërsa formacioni ynë është më i vogël. Orkestrat e tjera ishin më të mëdha. Pavarësisht nga kjo ne u paraqitëm shumë mirë dhe kjo na solli çmimin për interpretim të jashtëzakonshëm. Duhet të kihet parasysh se organizimi i arsimit muzikor në SHBA është më i ndryshëm në krahasim me atë në vendin tonë. Ata u paraqitën shumë mirë në interpretimin e muzikës në ansambël. Për ne ky është një stimul që të punojmë pikërisht mbi këtë. Në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” xhaz-bendi është një lëndë mësimore që mësohet sipas dëshirës së nxënësit, por mendoj se kjo është diçka shumë e dobishme. Do të ishte mirë në qoftë se në shkollën muzikore fëmijët përgatiteshin për të ekzekutuar muzikë para se gjithashtu në ansambël dhe orkestër. Praktika tregon se madje solistë të shquar marrin pjesë në orkestra, ose janë koncert-mjeshtër. Po ju flas për ekzekutimin e muzikës në ansambël dhe nuk përmend gjini, sepse jetojmë në shekullin XXI, ku vazhdimisht gërshetohen lloje të ndryshe muzikore. Sipas meje çdo një muzikant e ka vendin e vet, ai mund të shfaqet si solist, por duhet të mendojë edhe për formacionin dhe të bëjë çmos për formimin e një ansambli të mirë. Ndër muzikantët gjithmonë ka konkurrencë dhe kjo mua personalisht gjithmonë më ka vështirësuar. Është bukur të ketë konkurrencë,por nuk duhet tëabuzohet me këtë. Puna me fëmijët më pëlqen shumë – ata janë të pastër dhe gjithmonë mund të kuptosh se çfarë mendojnë. Pikërisht kjo formë e pastër e komunikimit më pëlqen më shumë. Ata motivohen nga unë, unë motivohem nga ata, lidhja është e ndërsjellë."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD