Ministrja e Energjetikës Temenuzka Petkova deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar se tregu i gazit natyror në Bullgari po liberalizohet në përputhje me kërkesat e BE-së për një konkurrencë më të madhe dhe shumëllojshmëri të furnizimeve. Me rastin e trasesë së hapur këto ditët ë e fundit për lidhjen e sistemit kombëtar të transportimit të gazit me gazsjellësin “Rryma Jugore” Ministrja theksoi se furnizimet e gazit do të difersifikohen suplementarisht edhe me nëpërmjet interkonetorit me Greqinë, i cili po ndërtohet. Përmes tij do të transportohet gaz nga Azerbajxhani. “Bulgartransgaz” do të marrë pjesë edhe në projektin për terminalin për gazin e lëngëzuar natyror në Aleksandrupolis, gjë që do të lejojë gjithashtu furnizime të gazit të lëngëzuar natyror nga SHBA-ja, Algjeria dhe Katari, shtoi Ministrja Petkova.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..