Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev në Tokio: Me Japoninë kemi një lidhje të fortë shpirtërore

presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Në ditën e dytë nga vizita e vet në Japoni, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev mbajti leksion në universitetin “Tojo” për rolin e studentëve në proceset globale dhe zhvillimin e  marrëdhënieve bilaterale. Udhëheqësi i shtetit theksoi se brezi i ri sot duhet të përballojë sfidat e mëdha si ndryshimet në klimë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ndërtimi i lidhjeve vetëmohuese midis popujve dhe midis qeverive. Presidenti theksoi po kështu se Bullgaria dhe Japonia janë të ndara prej mijëra kilometrave, por pavarësisht mes dy popujt ka lidhje të forta shpirtërore, të cilat u kanë rezistuar sprovave të kohës. U zhvillua dhe një takim me studentë dhe pedagogë nga Bullgaria. Presidenti qe i dekoruar me titullin e nderit “Doktor honoris kauza” të shkollës së lartë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin 2025

Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..

botuar më 25-06-17 7.35.MD

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD