Skuadra Lludogorec shënoi humbjen e saj të parë si mikpritëse në Razgrad në grupin e tetë të turneut të futbollit Liga Evropa me 0:1 nga skuadra spanjolle “Espanyol” Kështu me 6 pika kampioni bullgar mbetet në vend të dytë pas rivalit të tij nga Barcelona, i cili grumbulloi 7 pika. Në ndeshjen tjetër të grupit skuadra CSKA (Moska) humbi si mikpritëse nga Ferencvárosi nga Hungaria me 0:1.
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..