Fëmijët nga grupi i njerëzve shkurtabiq janë 51. Ata kanë nevojë për përkrahje, që të marrin një arsim të shkëlqyeshëm dhe të integrohen më mirë. Për këtë qëllim do të organizohen mësime të mësuesve, të bashkënxënësve dhe të prindërve të tyre, tha zëvendës ministrja e arsimit Denica Saçeva në kuadrin e takimit regjional “Shanse të barabarta për njerëzit shkurtabiq në Bullgari”.
Supozohet se në Bullgari shkurtabiqët janë përafërsisht 200 veta, shumica prej të cilëve anëtarësojnë në Organizatën Kombëtare “Njerëz Shkurtabiq Bullgarë”. Një anketim i 100 anëtarëve të organizatës tregon, se 45 prej tyre punojnë. “Ata janë të punësuar kryesisht si asistentë teknikë ose plotësojnë detyra jo fizike. Ka mësues, llogaritarë, mjekë”, tha Svetosllav Çernev, president i organizatës. “Në transportin urban njerëzit me trup përafërsisht 130 centimetra nuk mund të marrin frymë në se nuk janë pranë dritares ose nuk janë të ulur”, shpjegoi Çernevi.
25 tetori është Dita Botërore për informim mbi problemet e njerëzve shkurtabiq.
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..