Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi dual - gjithnjë e më i preferuar

Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev
Foto: BGNES

Duhet të motivojmë më shumë fëmijë dhe prindërit e tyre që të mbështeten tek arsimi dual – rritje të ardhurave do të ketë për specialistët me arsim profesional dhe arsim teknik profesional. Këtë e deklaroi në Pleven Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Konstatuam se forma duale e arsimit është më tërheqëse për nxënësit, saktësoi Ministri. Sivjet kemi afro 3 mijë nxënës në formën duale, që është dy herë nga viti i kaluar, por kjo ende nuk mjafton, vuri në dukje ai. Gjatë dhjetë viteve në vijim do të ketë mungesë më të madhe kuadrosh me arsim profesional dhe të lartë, sipas prognozave, theksoi Vëllçev. “Do të ketë mungesë kuadrosh në të gjitha profesionet, por më e madhe do të jetë ajo e specialistëve teknikë, inxhinierëve hidraulikë, energjetikëve, në makinëndërtim, mekanotronikë, elektroteknikë”, shtoi Ministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KQZ saktësoi se partisë “Veliçie” nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në parlament

21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..

botuar më 24-10-31 11.27.PD

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD

KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..

botuar më 24-10-30 7.53.MD