Peshëngritësit bullgarë fituan gjithsej 17 medalje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinj të moshës nga 20 deri në 23 vjeç, kampionat ky i cili mbaroi sot në Bukuresht të Rumanisë. Sensacioni në garë është Hristo Hristov, i cili fitoi titullin evropian për moshën deri në 20 vjet në kategorinë 109 kg. Ai mbaroi pjesëmarrjen e vet me tri medalje të arta – 180 kg në stilin e shtytjes, 216 kg në stilin e shkëputjes dhe 396 kg në dygarësh. Rezultatet e tij në shkëputje dhe në dygarësh janë rekorde të reja evropiane për këtë moshë.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..