Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër.Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë Diplomatike. Delegacioni bullgar që shoqëronte ministrin përfshinte drejtorët e drejtorive kryesore..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë persona për kilometër katror jetojnë në vendin tonë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i..
Aeroplani i dytë bullgar F-16 Block 70 ndodhet tashmë në Bazën e Tretë Ajrore në Graf Ignatievo, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Aeroplani u prit nga Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emill Eftimov, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral..
Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve..
Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..