Ku po shkon ekonomia bullgare? Kjo është një pyetje, së cilës po mundohen t’i përgjigjen shumë institucione bullgare dhe ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Komisioni Evropian, Banka Popullore Bullgare, Ministria e Financave e kështu me radhë. Tani është sezoni i vlerësimeve dhe i prognozave të tyre vjeshtore, të cilat konsiderohen për mjaft më të besueshme, sesa parashikimet gjatë pranverës.
Ministria bullgare e financave mendon se rritja ekonomike sivjet do të arrijë 3.4%, Banka Popullore Bullgare është mjaft më optimiste, duke u mbështetur në 3.7%, kurse Banka Botërore pret 3.2% kundrejt 3.6% për Komisionin Evropian. Cila prognozë do të jetë më afër realitetit, mbetet të shikojmë, por sikurse më të drejta dhe të besueshme tingëllojnë parashikimet e Ministrisë së Financave, e cila merr pjesë drejtpërsëdrejti në menaxhimin e ekonomisë dhe e cila disponon me të dhënat e fundit për treguesit ekonomikë.
Kjo duket dhe nga projektbuxheti i shtetit për vitin 2020 i publikuar nga ministria ditën e premte. Në dokument është shkruar “rritja ekonomike do të arrijë 3,3% gjatë vitit 2020 në sajë të konsumit dhe investimeve”. Ky vonim i rritjes ekonomike shpjegohet dhe me prapambetjen e përgjithshme të ekonomisë botërore, që parashikohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe që tanimë vihet re në disa nga partnerët më të mëdhenj ekonomikë evropianë të vendit tonë si Gjermania.
Por vonimi nuk u pengon autoriteteve në Sofje të parashikojnë për mot shpenzime mjaft më të larta publike nga buxheti qendror, i cili do të jetë 24 miliardë euro, kundrejt 22.4 miliardë euro për këtë vit – kjo do të jetë një rritje prej 7%. Qeveritarët po vazhdojnë të pohojnë se do ta mbajnë premtimet e dhëna - t’i shtojnë me 10% rrogat në sektorin publik, të ndajnë më shumë mjete publike për shëndetësinë, të aktualizojnë 6.7% pensionet e të gjithë njerëzve të moshuar në vend gjatë vitit 2020. Një rritje do të ketë dhe në rrogat e mësuesve në shkollat shtetërore dhe në ato bashkiake. Pritet po kështu dhe një afrim i shpenzimeve ushtarake deri më 2-përqindjet e premtuara nga Produkti i Brendshëm Bruto sipas kërkesave të NATO-s. Sa i përket politikës së të ardhurave në projektbuxhet është parashikuar dhe një rritje e rrogës minimale të punës që nga data 1 janar 2020 në 312 euro, që është më shumë me rreth 8% nga niveli i saj i deritanishëm.
Financierët shtetërorë saktësojnë se buxheti 2020 do të jetë i balancuar, me fjalë të tjera nuk do të ketë as tepricë si tani, as deficit. Shteti do të marrë pak mbi 1 miliardë euro – një borxh të ri shtetëror, i cili do të mbetet nën 20% prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe do ta rendisë vendin tonë përsëri mes 3 më të dalluarve për nga ky tregues në Evropë.
Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se rritje të tatimeve gjatë vitit 2020 nuk parashikohen dhe se inflacioni do të mbetet nën kontroll në nivelin prej rreth 2%.
Qeveria do të harxhojë mot më shumë para publike, mendojnë ekspertët dhe financierët, mes të cilëve është dhe shefi i deritanishëm i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi. Ata apelojnë qeveritë t’i hapun qeset dhe të harxhojnë më tepër, që të mund t’i stimulojnë konsumin dhe rritjen. Duke u bërë fjalë për konsumin, duhet të them se në Bullgari ka akoma shumë për tu bërë në këtë drejtim. Sepse, aftësia blerëse e bullgarëve sipas Dhomës së Industrisë Bullgare është vetëm 50% nga kjo mesatare për Evropën dhe të ardhurat e disponueshme të qytetarëve të vendit janë akoma shumë larg nivelit mesatar për Bashkimin Evropian për këtë vit prej 14 739 euro për frymë të popullsisë. Dhe në qoftë se qeveria arrin ta zgjidhë problemin me 200 mijë bullgarët e rritur të cilët as punojnë as mësojnë dhe në se arrin t’i integrojë në ekonominë e cila ka nevojë aq të madhe për krah të ri pune, kjo nuk ka sesi të mos stimulojë konsumin dhe rritjen ekonomike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..