Për një vit shpenzimet për veprimtari shkencore në Bullgari janë rritur me 8,9%. Gjatë vitit 2018 mjetet e përdorura kanë qenë 423 mln euro. Numri i kërkuesve gjithashtu po rritet me 9,3% në krahasim me vitin 2017, shënon statistika kombëtare. Rritja e shpenzimeve të përbashkëta për studime shkencore dhe inovacione i detyrohet në një shkallë të madhe biznesit, ku rritja është me mbi 30 mln euro, ose me 11,4%. Firmat realizojnë më shumë studime shkencore dhe inovacione me pothuajse 72% nga mjetet e përbashkëta. Institutet shkencore shtetërore dhe organizatat përdorin 22% prej tyre, shkollat e larta dhe spitalet universitare – rreth 5,4%, derisa organizatat jotregtare absorbojnë 1% prej shpenzimeve.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..
Pavarësisht përpjekjeve aktive dhe të synuara për rekrutim, përqindja e pozicioneve të lira në agjenci mbetet e lartë. Kjo raportohet nga Agjencia Shtetërore e Inteligjencës në raportin e saj për vitin 2024, të publikuar në faqen e internetit të..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përmbushur edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve për anëtarësim në eurozonë, tha Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova. Në hapjen e forumit "Investor Day 2025: Embracing Opportunities" (“Dita e Investitorit..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..