Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ktheu kandidaturën e kryeprokurorit të porsazgjedhur

Rumen Radev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev ktheu në Këshillin e Lartë Gjyqësor propozimin për emërimin e Ivan Geshevit kryeprokuror. Motivi i kreut të shtetit është, se ngritja e një kandidati për këtë post e privon procedurën nga konkurrimi. Shenja e shtetit demokratik është ekzistenca e alternativave për postet e larta shtetërore, theksoi zoti Radev. Zgjedhja e kryeprokurorit është një akt me rëndësi të lartë shoqërore dhe mënyra e zhvillimit të tij duhet të ngjallë besim, jo dyshime, tha presidenti. Në se këshilli përsëri do të miratojë kandidaturën e Geshevit, kreu i shtetit do të jetë i detyruar ta emërojë në këtë post.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë të huaj po punojnë në Bullgari në kuadër të programeve afatshkurtra të punësimit

Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj kanë ardhur për punësim afatshkurtër, ose mbi 35% më shumë se në 2023. Numri më i madh i punëtorëve..

botuar më 25-02-03 10.11.PD
Ministri Georg Georgiev

Nuk ka ftesë nga Shkupi për festën e Goce Dellçevit

Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi..

botuar më 25-02-03 9.28.PD

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD