Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Bullgaria ka një vend prijës në studimin e Antarktikut

Foto: arkiv

Sivjet shënojmë përvjetorin e 30-të të studimeve bullgare në kontinentin e akullit. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në ceremoninë e dorëzimit të flamurit bullgar pjesëmarrësve në ekspeditën e 28-të bullgar në Antarktik.

“Tashmë askush nuk ka dyshim për këtë se studimet dhe vëzhgimet, të cilat i zhvillojnë shkencëtarët bullgarë në kontinentin e bardhë kanë rëndësi kyçe për ekologjinë, për kundërvënien e ndryshimeve të klimës dhe për të ardhmen e planetit tonë”, nënvizoi Presidenti. Ai tha gjithashtu se gjatë këtyre viteve Bullgaria është afirmuar si një nga qendrat prijëse në studimin e Antarktidës bashkë me shtetet e tjera që janë liderë në këtë fushë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD