Bullgaria dhe Greqia të ndajnë resurset e tyre ashtu që Greqia të shfrytëzojë Detin e Zi dhe Danubin, ndërsa Bullgaria – Detin Egje. Këtë e propozoi kryeministri Bojko Borisov. Para ambasadorëve të SHBA-së dhe Greqisë në Bullgari zoti Borisov theksoi se do të diskutohen mundësitë për ndërtimin e rrugës midis qyteteve Aleksandrupolis dhe Dimitrovgrad, kështu që të lidhen Deti i Zi dhe Deti Egje. Të shkëmbejmë nga një port pa taksa. Greqia do të ketë Detin e Zi, ndërsa Bullgaria – Detin Egje mbi bazë të bashkëpunimit me leverdi reciproke, shpjegoi Bojko Borisov. Gjatë vizitës së presidentit bullgar Rumen Radev në Greqi në tetor kryeministri i Greqisë Kiriako Micotakis i propozoi Bullgarisë të marrë pjesë në privatizimin e portit Aleksndrupolis.
Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..
Në një takim në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryetarja e Akademisë Evelina Sllavçeva dhe Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva diskutuan pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..