Firma gjermane, spanjolle, franceze, italiane dhe greke janë ndër koncesionerët e pritur për ndërtimin e autostradës së re “Danub – Egje”, tha inxhinieri Rumen Markov shef i firmës “Larzh Infrastrëkçër Proxhekts”. Kompanitë bullgare nuk iu përgjigjen kërkesës evropiane të kenë ndërtuar dhe të kenë operuar të paktën 150 kilometra autostradë. U zhvilluan bisedime me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë interes të financojnë projektin. Ai u prezantua për diskutim edhe në kuadrin e politikës së re të BE-së për rrjetin transportues tranevropian (TEN-T). Gjatësia e autostradës Danub-Egje, e cila është pjesë e korridorit transportues Baltiku – Egjeu është 367.285 kilometra. Prej tyre 328 kilometra janë në Bullgari nga qyteti Ruse deri në Makaza. Shuma e parashikuar është 1.8 miliard euro.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..