Filloi vizita zyrtare dyditore e Zv.Kryeministres dhe Ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në Namibi me ftesë të Zv.Kryeministrit të Namibisë, i cili është edhe Ministër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit Netumbo Nandi-Ndaitwah. Zaharieva do të takohet dhe me Presidentin Hage Gottfried Geingob, me ministra të tjerë nga qeveria dhe me njerëz, të cilët kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë në Bullgari.
Pritet se Zaharieva do të diskutojë aktivizimin e kontakteve të biznesit me Namibinë dhe rivendosjen e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve në fushën e arsimit, në mënyrë që në Bullgari përsëri të vijnë të rinj për të studiuar në universitetet tona. Për 6 muajt e parë të 2019-ës tregtia ndërmjet të dyja vendeve përfshin vetëm eksport bullgar me vlerë 84.3 mln. dollarë amerikanë – kryesisht akumulatorë, xeheror bakri dhe produkte biologjike.
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..