Një nga temat e parapëlqyera e industrisë kinematografike është zhvillimi teknologjik i robotëve me skenarë të ndryshëm për pushtimin e botës nga ata. Por me sa duket akoma nuk jemi afër kohës kur do të krijohet intelekti artificial, i cili do të mund të konkurrojë aftësitë komplekse të procesit të mendimit të trurit tonë. Në fushën e progresit të robotëve po punon specialisti i ri bullgar dr. Svetlin Penkov. Ai është pjesë e ekipit të FiveAI – kompanisë më të madhe start-ut për automjete autonome në Britaninë e Madhe. Në vazhdim të dy vjetëve Svetlin është udhëheqësi i një ekipi, i cili përpunon modele për parashikim situativ të sjelljes së pjesëmarrësve të ndryshëm në qarkullimin rrugor – automjete, çiklistë, këmbësorë etj.
Studimet e tij janë përqendruar mbi problemat për intelektin artificial, të cilat kërkojnë funksione më të ndërlikuara kognitive si planifikimi, përdorimi i marrëdhënieve shkak-pasojë dhe bashkëveprimi me mjedisin dhe agjentët e tjerë në të. Softueri i krijuar nga ai analizon të gjitha subjektet në rrugë, në të cilën lëvizet ndonjë automjet. Puna e vet në këtë fushë ai e ka filluar para disa vjetësh në Bullgari. Për arritjet e tij Svetlin Penkov u dekorua me çmimin “Xhon Atanasov 2019”, i cili jepet për arritje të jashtëzakonshme në teknologjitë kompjuterike.
„Një nga punimet e mia lejon që roboti të mësojë se si të kryejë një detyrë të re duke shikuar një demonstrim të vetëm të njeriut. Çfarë është në bazë të suksesit? – kur dëshirojmë që një robot ta ndjekë një algoritëm të tillë të ndërlikuar, ka shumë faktorë, të cilët duhen pasur parasysh, por ai më i rëndësishmi është siguria” – thotë dr. Svetlin Penkov.
“Vështirësitë janë lidhur me këtë se çfarë kuptojnë robotët dhe për këtë arsye fillova të punoja mbi pikën e takimit mes intelektit artificial dhe robotikës. Për shembull, po të përpunoni një automjet autonom, siç bëj unë, atëherë një nga elementet kyçe është që t’i parashikoni të gjitha situatat e mundshme të rrezikshme. Ky është drejtimi, në të cilin po punoj. Përfundova tezën time të doktoratit në universitetin e Edinburgut. Në Britaninë e Madhe me ekipin, të cilin e drejtoja analizonim regjistrimet video të kamerave rrugore që vëzhgojnë trafikun e Londrës. Qëllimi ishte që t’i përpujnojmë modelet për parashikimin e reagimeve të pjesëmarrësve të tjerë në qarkullim. Sa u përket automjeteve autonome – ato janë pa shofer. Uleni në makinë dhe vetëm shtypni një sustë, duke shqiptuar destinacionin dëshiruar. Automjet ka si detyrë t’ju shpie në këtë vend dhe ai vetë duhet ta zgjedhë itinerarin dhe ta kujdeset për sigurinë tuaj. Këtë me të cilën unë personalisht merresha ishte të modeloja dhe të prognozoja sjelljen e të tjerëve në qarkullim. Ky është një nga problemet më të mëdha – të prognozoni se kur dikush do të hyjë në korsinë tuaj, se ndonjë këmbësor mund të dalë në rrugë pa paralajmërim dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor – ju duhet të jeni të përgatitur për situata të tilla. Metodat, të cilat i përpunuam në fakt ishin në bazë të shumë informacioneve. Qëllimi i tyre është që automjeti të prognozojë më shumë gjëra, se se një shofer i zakonshëm mund të parashikojë. Me ekipin tim në Britaninë e Madhe testonim automjetet autonome në Londër dhe nuk kemi pasur probleme apo aksidente”.
Gjatë gushtit të vitit 2019 dr. Svetlin Penkov është kthyer në Bullgari për ta kryer këtu të njëjtën veprimtari. Thotë se në sajë të përvojës së vet në kompani të mëdha ka kuptuar se për të arritur diçka të konsiderueshme në këtë fushë, njeriu ka nevojë jo për mjete shumta, por për resurs njerëzor.
Në Bullgari unë shoh potencial jashtëzakonisht të madh në këtë sferë. Një nga gjërat, të cilat dua t’i bëj në mënyrë aktive, është ta zhvilloj shkencën në një nivel botëror, pohon dr. Svetlin Penkov.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..