Dy sindikatat kryesore në Bullgari – Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” po përgatitin protestë kombëtare në fund të nëntorit, në se këto ditë qeveritarët nuk tërheqin propozimin e tyre për mospagimin e ditës së parë të pushimit me raport mjekësor. Këtë e shpalli presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov.
Janë planifikuar takime të komiteteve të të dyja sindikatave që janë ngarkuar me organizimin e grevës.
“U bëjmë thirrje të gjithë të punësuarve në Bullgari që të mobilizohen dhe të jenë gati për pjesëmarrje në këtë aktivitet kombëtar. Me negociata, me argumente, në tryezën e negociatave, apo në rrugë – nuk do të lejojmë shkeljen e interesave të punëtorëve” – tha Dimitrovi.
Propozimi i koalicionit në pushtet vjen se një masë kundër përdorimit të raporteve të rreme mjekësore. Zv.Kryetarja e Kuvendit Popullor d-r Nigjar Xhafer nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë deklaroi se kjo është një përpjekje nga ana e qeveritarëve për rritje të fshehtë të kontributit të sigurimit shëndetësor.
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..