Në Bullgari njerëzit fillojnë të shprehen gjithnjë më lirisht vete, synojnë të mos kopjojnë të tjerët dhe të prezantojnë tiparet dhe cilësitë e tyre unike. Është e vërtetë, se njerëzit që dallohen i pranojnë me pak mosbesim, por dalë ngadalë njerëzit mësojnë se të gjithë nuk mund të jemi të njëjtë. Kur fillojmë të pranojmë veten të tillë siç jemi jeta jonë bëhet më e qetë plotë komunikim pozitiv.
Si pjesë e synimit rinor drejtë lirisë dhe shfaqjes lindi iniciativa “Bogodom”, e cila bashkon një grup krijuesish të talentuar që punojnë në sferën e artizanateve. Qëllimi i tyre është të përmirësojnë shijen estetike dhe të zgjerojnë botëkuptimin kulturor të bullgarëve të rinj. Ata do të arrijnë të realizojnë idenë me ndihmën e zanateve ku kanë rezultate të dukshme si mjeshtër. Iniciativa e parë e entuziastëve të rinj u zhvillua më 15 dhe 16 nëntor në qendrën e Sofjes. Zanatçinjtë e parë që u takuan me publikun ishin mjeshtri në libërlidhje Kalin Daskallov, më i njohur me nofkën Stopan dhe Elizaveta Angellova, e cila zotëron në mënyrë të përsosur kaligrafinë. Ata bashkë me mjeshtër të tjerë jo vetëm demonstruan aftësitë e tyre, por paraqitën para publikut rregullat administrative të cilat duhet të di secili që ka vendosur të zgjedhë ndonjë zanat për profesion të vet. Kur gjithçka është shpjeguar nga njerëz me përvojë në gjuhë të kuptueshme ndoshta do të shtohet numri i atyre që dëshirojnë të shkelin rrugët e panjohura të zejtarisë.
Qëllimi i veprimtarive tona është që jo vetëm të tërheqim vëmendjen mbi një zanat, por të tregojmë mjeshtërinë e zejtarëve tanë. Synimi ynë është të prezantojmë më të mirën që bëhet në Bullgari – thekson Millko Djullgerov, themelues i platformës rinore të zejtarisë në Bullgari.
Ekipi ynë përbëhet nga njerëz me profesione të ndryshme. Në të nuk hyjnë vetëm zanatçinj. Përpiqemi të ndihmojmë krijuesit në punën organizative duke marrë përsipër një sërë veprimtarish administrative. Kështu ata disponojnë më shumë kohë për punë në atelie. Platforma ka për qëllim të popullarizojë dhe të përhapë të gjitha zanatet. Vendi ka një trashëgimi të pasur të artizanateve, pjesë prej të cilëve sot konsiderohen të vjetruara për shkak se nuk ka kush të praktikojë. Mirëpo, e vërteta është, se publiku nuk di shumë për zanatet dhe mjeshtrit nuk janë mjaftë të njohur, nuk dihen edhe vendet ku ata ekspozojnë veprat e tyre. Detyra jonë kryesore është që të bëjmë punën e këtyre njerëzve më prestigjioze kështu që aftësia e tyre të vlerësohet më mirë.
Kultura formohet në sajë të diturive të grumbulluara, të cilat zgjerojnë botkuptimin e njeriut – mendon Millko Djullgerovi. Ai e krahason njohjen e zanateve me aftësinë e njeriut të zotërojë gjuhë të huaja. Për shembull në se njeriu di gjuhë të ndryshme të huaja, atëherë mund të udhëtojë nëpër botë dhe të komunikojë lirisht me shumë njerëz. Kur e zotëron ndonjë zanat, kjo i përngjan komunikimit në një gjuhë, të cilën e flasin një grup njerëzish. Kështu nëpërmjet zejtzarisë njeriu mund të mësojë gjëra të reja, të zhvillohet dhe të grumbulloj dituri.
Përsa i përket kaligrafisë – nuk jam i sigurte në se ky art ishte i zhvilluar në Bullgari. Më duket se në të kaluarën kishte kërkesa për shkrim të bukur dhe kjo ishte pjesë e procesit të mësimdhënies si një shprehje e respektit të njeriut ndaj vet vetes. Kështu siç përpiqemi që nga pamja e jashtme të dukemi mirë, ashtu mënyra e shkrimit është një element tjetër nga i cili njerëzit gjykojnë për ne. Prandaj brezat e mëparshëm përpiqeshin të shkruajnë bukur letrat e tyre. Për gëzim në organizatën tonë kemi një njeri me përvojë në këtë art. Kjo është Elizaveta e cila ka një praktikë të madhe dhe zotëron shkrimin me furçë. Kemi përkrahjen e shumë organizatave të cilat e pëlqejnë idenë që në të ardhmen të organizojmë një kurs të mësimit të kaligrafisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: @iostopan, Written by Ellie dhe Gergana MançevaKëshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..