Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov u zgjodh zëvendës kryetar i Kuvendit Popullor

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov u zgjodh zëvendës kryetar i Kuvendit Popullor. “Pro” votuan 118 deputetë, “kundër” – 6, dhe po aq u abstenuan. Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri nuk u përfshi në debat dhe në votim sepse doli nga salla plenare. Deputeti Pavell Shopov nga Partia “Ataka” komentoi, se me këtë zgjedhje partia GERB kënaq Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe VMRO-në. Ai rikujtoi protestat kombëtare kundër Simeonovit vitin e kaluar, të cilat u bënë shkak për rrëzimin e tij nga posti i zëvendëskryeministrit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët preferojnë botën demokratike

Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë,..

botuar më 24-10-05 12.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD