Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë pirësit më aktiv të duhanit në BE

tsigari
Foto: arkiv

Sipas “Profilit shëndetësor për Bullgarinë” për vitin 2017 hartuar nga Komisioni Evropian, përhapja e pirjes së duhanit në mesë të popullsisë bullgare është më e lartë në BE. Më se 28 për qind nga bullgarët janë pirës të duhanit, gjë që është me 7 për qind mbi treguesin e mesëm evropian. 35 për qind nga burrat bullgarë pinë duhan çdo ditë. 21 për qind nga djemtë 15-vjeçar gjithashtu pinë duhan. Në këtë klasifikim të BE-së për këtë tregues radhitemi në vendin e dytë pas Kroacisë. 30 për qind nga vajzat 15-vjeçare pinë duhan çdo ditë dhe për nga ky tregues Bullgaria është në krye. Sipas Bankës Botërore çmimi i cili paguan sistemi shëndetësor i çdo shteti për luftimin e pasojave nga përdorimi i artikujve prej duhani është nga 0.1 deri në 1.1 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit përkatës. Për Bullgarinë shuma arrin më se gjysmë miliard euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD