Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ShBA-ja dërgojnë ekspertë energjetikë në Bullgari

Hero Mustafa
Foto: BGNES

Firmat amerikane investuan 2.5 miliard dollarë në ekonominë bullgare, krijuan 30 mijë vende të punës dhe janë në vendin e gjashtë ndër investitorët më të mëdhenj në vend, tha ambasadorja e ShBA-së në Bullgari Hero Mustafa. Energjetika dhe inovacionet janë sektorët kyç për zhvillimin e marrëdhënieve midis ShBA-së dhe Bullgarisë, theksuan përfaqësuesit e Dhomës Tregtare Amerikane në një takim me ambasadoren. ShBA-ja do të dërgojnë një ekip ekspertësh energjetikë, të cilët të ndihmojnë zhvillimin e Bullgarisë si qendra energjetike në Ballkan, shtoi zonja Mustafa.  Ekspertët do të vizitojnë Centralet Atomike Elektrike “Kozloduj” dhe “Belene”, si dhe depot e gazit në vend.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lena Borisllavova

Me një mandat të PP-DB, ka të ngjarë të mos ketë qeveri

Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..

botuar më 24-07-04 11.47.PD
Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD