Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli pohoi se ka kërkesë nga ana e institucioneve bullgare për heqjen e imunitetit të eurodeputetes bullgare Elena Jonçeva nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë. Kërkesa është bërë për shkak të procedimit paragjyqësor kundër saj për larjen e parave të pista nga banka e falimentuar Banka Korporative Tregtare.
Për Radion Kombëtare Bullgare Elena Jonçeva, e cila me profesion është gazetare, komentoi se ajo ka bërë 7 dokumentare, për të cilat është blerë teknikë dhe ato janë realizuar dhe transmetuar. Elena Jonçeva kujtoi se gjatë korrikut Gjykata Evropiane ka pranuar ankesën e saj kundër akuzës së autoriteteve bullgare – diçka që do të thotë se ankimi është i arsyeshëm. Jonçeva deklaroi se në lidhje me këtë rast pret se e vërteta dhe të dalë në shesh. “Ajo do të dalë në shesh herët apo vonë. Në Bullgari kjo zakonisht bëhet vonë”.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..