Gjatë disa javëve të afërta pritet që ekspertë nga SHBA-ja ta vizitojnë Bullgarinë, që të njihen me detaje të mëdha me projektin për centralin e dytë atomik afër Belenes, bëri të ditur Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev pasi u kthye nga SHBA-ja, ku ishte anëtar i një delegacioni të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. “Kjo tregon një interes serioz nga ana amerikane”, shtoi ai. Oferta e SHBA-së për projektin, e dhënë nga “Xheneral Elektrik”, është për furnizim të pajisjes dhe ndihmës në rast të strukturimit financiar të projektit. “Pas rifillimit të projektit ai ka shans të ndodhë në mënyrën më të mirë”, mendon Donçev. “Roli kyç i Bullgarisë, i lidhur me transitin dhe tregtinë me gaz, nuk mund të mos ndodhë pa partneritetin me furnizuesit dhe tregtarët e gazit, siç janë SHBA-ja”, tha Zëvendëskryeministri, cituar nga televizioni BTV.
Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..