Gjatë vitit 2018 ekonomitë shtëpiake në Bashkimin Evropian kanë harxhuar mbi 200 miliardë dollarë, ose 1,3 % nga Produkti i Brendshëm Bruto i Bashkimit Evropian për komunikime, njoftoi Eurostat. Këto janë 2,3% nga shpenzimet e përgjithshme të ekonomive shtëpiake. Nën komunikime llogariten shërbimet postare, telefonat dhe telekset. Ekonomitë shtëpiake në Bullgari kanë ndarë për komunikacionet një pjesë më të madhe - 4,8% nga shpenzimet e veta të përgjithshme. Në bazë të këtij treguesi Bullgaria është e pasuar nga Greqia 4,4%, Rumania 4,1% dhe Kroacia me 4%. Familjet në Luksemburg, në Britaninë e Madhe, në Danimarkë dhe Austri harxhojnë më pak për komunikacion nga 1,3 deri më 1,9%. Shpenzimet shënojnë një ulje më të madhe në krahasim me degët e tjera të ekonomive në Bashkimin Evropian gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar nga 2,8 në 2,3%. Komunikimet janë bërë më të lira më shumë në Estoni me 3,8% dhe më pak në Bullgari me 0,6%, derisa në Rumani janë shtuar me 2,3%.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..