Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është vendi më i mirë në Ballkan për punë për të huajt

Foto: internations.org

Bullgaria është vendi më i mirë në Ballkan për jetë dhe punë për të huajt. Sipas këtij treguesi ajo radhitet në vendin e 11-të në botë. Të dhënat janë nga anketimi „InterNations  Expats“ i bërë ndër 20 mijë të huaj që punojnë në 60 shtete. Analistët bëjnë një klasifikim në të cilin marrin parasysh disa tregues ndër të cilët është cilësia e jetës, kushtet për adaptim, puna, jeta familjare, gjendja financiare. Në vend të fundit të klasifikimit janë Greqia dhe Turqia, në vendet e para – Gjermania, ShBA-ja, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në krye të klasifikimit është Tajvani. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD