Rezultatet në sektorin bankar po përmirësohen vitin e katërt me radhë. Aktiviteti kreditor është një nga faktorët kryesor për rritjen ekonomike të Bullgarisë, e cila është një nga më të lartat në BE. Treguesit e bankave përmirësohen, duke përfshirë edhe rentabilitetin. Kreditë e këqija po ulen. Këtë e tha në një intervistë për Televizionin e Ri drejtori i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev. Ai tha, se indikatorët kryesorë si përshtatshmëria dhe likuiditeti i kapitaleve janë mbi të mesmet për BE-në. Pritjet janë, se ekonomia bullgare dhe bankat bullgare do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë vitit të ardhshëm pavarësisht nga mjedisi jo i favorshëm i jashtëm, sipas drejtorit të bankës rritja e parashikuar nga qeveria nga 3-3.5 për qind për vitin 2020 është realiste.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..