Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev është për votimin me makina

Presidenti Radev
Foto: BTA

Në një takim me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Presidenti Rumen Radev nguli këmbë për aplikimin e votimit me makina në të gjitha zgjedhjet në vend dhe për përshpejtimin e tempit të aplikimit të votimit elektronik. Kjo kushton para, por duhet të votohet me makina, tha Radev. Kreu i Shtetit dha si shembull zgjedhjet e fundit vendore për këshilltarë bashkiakë, ku kishte tepër shumë fletëvotime të parregullta, duke nënvizuar se më e vështirë është pikërisht luftimi i votës së blerë dhe i asaj korporative. Radev shprehu pakënaqësinë e vet se në buxhetin për 2020-ën nuk janë parashikuar para për blerjen e makinave të votimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD