Nga 10 deri më 15 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës zhvillohet forumi më i madh në Bullgari, kushtuar librit. Panairi i 47-të ndërkombëtar i librit në Sofje zhvillohet paralelisht me Festivalin e shtatë ndërkombëtar të letërsisë dhe për dy eventet në kryeqytet mblidhen autorë me famë botërore.
Kjo është një hapësirë për dialog dhe për takim të letërsive të gjuhëve të vogla me ato të gjuhëve të mëdha dhe për prezantim të kulturave të shteteve të ndryshme.
Programi ndërkombëtar sivjet është me theks mbi letërsinë në gjuhën franceze. Marrin pjesë mbi 160 shtëpi botuese dhe tregtarë librash nga Bullgaria dhe nga jashtë me premiera të shumta të librave më të rinj dhe me takime me autorë, botues dhe përkthyes. Për vizituesit më të vegjël është parashikuar program i posaçëm.
Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..
Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e..
Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër..