Gjatë vitit 2020 Ministria e Turizmit planifikon një sërë forumesh të përbashkëta për inkurajimin e investimeve në turizëm dhe takime me përfaqësues të biznesit nga shtete të ndryshme. Kjo u njoftua pas takimit të ministres së turizmit Nikolina Angellkova me afro 70 përfaqësues të misioneve diplomatike në Bullgari. Ministria parashikon një nismë të përbashkët me Italinë në turizmin kulturor dhe një forum biznes me Izraelin në fushën e turizmit uelnes, SPA dhe kulturor-historik, takim dypalësh të operatorëve turistik nga Bullgaria dhe Turqia. Me Greqinë ka ide të krijohen itinerare të përbashkëta për tërheqjen e turistëve nga vende të largëta. Një iniciativë e re e Ministrisë është puna për popullarizimin dhe afirmimin e Bullgarisë si një destinacion turistik gjatë tërë vitit.
Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..