Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konsorcium aziatiko-evropian investon 200 mln dollarë në ndërtimin e një uzine për automjete elektrike

Foto: arkiv

Një konsorcium aziatiko-evropian ka në plan të ndërtojë një uzinë për automjete elektrike në Bullgari. Memorandumi për planet për ndërtimin e uzinës në Bullgari u nënshkrua në prani të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Politikës Ekonomike dhe Demografike Marijana Nikollova. Dokumenti u parafua nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare për Investime Stamen Janev, nga udhëheqësit e kompanisë koreano-kineze “Songo Motors” dhe kompania italiane “Hadid Holding”. Pritet se në rast të realizimit të projektit të hapen 2000 vende pune.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD