Para një forumi ndërkombëtar në Sofje, kushtuar kundërvënies së ekstremizmit, ministri bullgar i punëve të Brendshme Mlladen Marinov tha se nuk ka rrezik për vendin tonë nga terroristët, të cilët kalojnë përmes territorit të vendit tonë, duke u kthyer nga Lindja e Mesme. “Në Bullgari rreziku është i ulët, por kjo nuk do të thotë se ne nuk marrim të gjitha masat e parandalimit” – tha Marinovi dhe bëri thirrje për krijimin e një sistemi për identifikimin e shenjave të hershme të ekstremizmit, duke filluar me gjuhën e urrejtjes. Sipas tij ka nevojë për qasje gjithëpërfshirëse për kundërvënien e këtyre dukurive.
Thellimi i bashkëpunimit në regjion është një premisë e domosdoshme për sigurinë jo vetëm në nivel kombëtar dhe regjional, por edhe në tërë Evropën – me këtë ranë dakord Ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, homologu i tij nga Kosova Ekrem Mustafa dhe Zv.Ministrja e punëve të brendshme e Shqipërisë Romina Kuko. Shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, u bë e qartë nga fjalët e tyre. Ata nënvizuan rolin e Bullgarisë, e cila gjatë Presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian e imponuan në rendin e ditës të BE-së perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdon të jetë e angazhuar me këtë çështje deri më sot.
Të enjten , temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të arrijnë deri në 15°C. Në Sofje, mëngjesi do të nisë me rreth 8°C. Gjatë ditës , do të ketë vranësira të herëpashershme,..
Vota për mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Rosen Zheljazkov do të mbahet të enjten, më 18 shtator, në orën 16:45. Kjo u njoftua pas përfundimit të debateve që zgjatën më shumë se shtatë orë sot, 17 shtator, nga..
Në lidhje me një video të publikuar në YouTube me titullin "Skemat bullgare me armë (njeriu nga brenda)", menaxhmenti i VMZ-Sopot - ndërmarrja më e madhe ushtarake shtetërore në vendin tonë, deklaron se informacioni i paraqitur në video nuk..
Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 14°. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend, me vranësira..