Lëvizja për Rinovimin e Regjioneve dhe Bashkive Bullgare, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe rrjeti i parë global biznesi i diasporës bullgare organizojnë në Sofje konferencë me temë “Bullgarët me suksese jashtë shtetit – për kauzën Bullgari”. Në të do të marrin pjesë më se 50 bullgarë nga mbarë bota të cilët kanë arritur suksese në fushën që punojnë. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i Lëvizjes për Rinovimin Svetosllav Spasov tha, se jashtë shtetit jetojnë më se 2 milion bullgarë, të cilët janë investitorët më të mëdhenj në Bullgari duke dërguar pjesë prej të ardhurve të afërmit ose duke investuar në pronë të patundshme. Ato mjete përbejnë afro 2.5 – 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit dhe ndihmojnë të ardhurat e 300 mijë personave në Bullgari. Svetosllav Spasovi shprehu mendim, se nuk do të jetë i madh numri i bullgarëve të cilët do të kthehen në atdhe.
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme serioze - si një mënyrë kolektive jetese, si një mënyrë për të marrë vendime, si një marrëdhënie me..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..