Bullgaria është ndër tri vendet e para me rritje më të konsiderueshme të pagimit të punës. Të dhënat e Eurostatit tregojnë vonim të rritjes së pagave gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 deri në 9,7% nga 11,3% gjatë tremujorit të dytë. Mirëpo, vendi mbetet ndër tre të parët për nga ky tregues. E tejkalon vetëm Rumania me një rritje prej 13,2% dhe Hungaria me rritje të pagave me 10%. Shpenzimet për punimin e një ore në Bullgari gjithashtu po vazhdojnë të rriten me 10%. Për nga ky tregues na tejkalon vetëm Rumania me rritje prej 13,2 për qind. Sipas Eurostatit më e lartë është rritja e pagave në sektorin e shërbimeve, të ndërtimit dhe të industrisë.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..