Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Zaharieva përsëri ngriti çështjen për udhëtimet pa viza të bullgarëve në ShBA

Ministrja Zaharieva
Foto: BTA

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zahraieva diskutoi në Sofje partneritetin strategjik me ShBA me Matthew Boys, Zv.-Ndihmës Sekretar Shtetëror të ShBA-së.

Zaharieva pohoi dëshirën e vendit tonë të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv në bazë të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së Kryeministrit Bojko Borisov në Uashington gjatë nëntorit.

"Prioritetet e marrëdhënieve bilaterale për Bullgarinë mbeten hyrja e Bullgarisë në programin për udhëtime pa viza në ShBA dhe përkrahja për nisjen e negociatave për anëtarësi të Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik", tha Zaharieva. Ajo nënvizoi dhe fokusin e politikës së jashtme bullgare  - integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësi mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD