Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet në Sofje ndërmarrin masa për kufizimin e ndotjes së ajrit

Foto: BGNES

Sipas prognozës meteorologjike më 18 dhjetor përqindja e grimcave të pluhurit të imët do të tejkalojë konsiderueshëm normat e lejuara. Bashkia e Kryeqytetit shpalli se parkingjet e dislokuara në linjat e metrosë në Sofje do të jenë falas, që të stimulohet përdorimi i transportit publik. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët kanë mundësi, të mos ngasin automobilat e tyre personalë, ndërsa ata, të cilët përdorin karburante të ngurta, t’u drejtohen mundësive të terja për t’u ngrohur. Po vazhdon larja e bulevardeve të kryeqytetit me autocisterna. Është duke u zhvilluar kontroll i burimeve të mundshme të ndotjes – i objekteve ndërtimore, tregtare dhe industriale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD