87 për qind nga bullgarët do të kremtojnë Krishtlindjen. Përqindja tjetër ka fe të tjera. Për 35 për qind nga të anketuarit festat e Krishtlindjes kanë më shumë rëndësi se sa ato të Vitit të Ri. 43 për qind mendojnë se të dy festat janë të barabarta. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë “Trend”. 72 për qind respektojnë traditat e Natës së Buzmit, por vetëm 13 për qind mbajnë kreshmën e Krishtlindjes, kryesisht më të moshuarit.
69 për qind nga të anketuarit blejnë dhurata për festat e fundvitit, ndërsa 74 për qind zbukurojnë shtëpitë me rastin e festës. 79 për qind do të kremtojnë Krishtlindjen në shtëpi, ndërsa 12 për qind te të afërmit e tyre. Për 55 për qind nga të anketuarit Krishtlindja është koha më e rëndësishme të cilën e kalojnë me familjet dhe miqtë.
GERB nuk falsifikon kurrë gjërat, vrima në buxhet është qartë çfarë i detyrohet. Le të përulemi pak dhe të mos përpiqemi t'ua kalojmë përgjegjësinë njerëzve të tjerë. Me këto fjalë ministrja e financave Temenuzhka Petkova iu drejtua deputetëve të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në stendën bullgare nuk u ndal. Veprimtaria zhvillohet deri më 7 shkurt në Stamboll dhe është ndër pesë..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..