Komisioni Evropian do t’i bëjë vlerësim suplementar ndikimit të paketës “Mobiliteti” me rregullat e parashikuara në të për kthimin e kamionëve në çdo 8 javë në vendin e regjistrimit dhe me kufizimin e operacioneve të kombinuara të transportimit. Këto klauzola nuk janë në përputhje me ambiciet e “Paketës së Gjelbër” dhe me funksionimin e tregut të përbashkët, mendon Komisioni Evropian.
Debatet e ekspertëve dhe qeverive evropiane të lidhura me paketën legjislative “Mobiliteti”, e cila e ka ambicien të rregullojë më mirë transportin e mallrave me automjete në territorin e Bashkimit Evropian, tashmë disa muaj me radhë mbeten shumë emocionuese. Akoma me shpalljen e projektit të teksteve legjislative disa shtet menjëherë reaguan kundër. Sipas tyre ato janë në dëm të transportuesve nga pjesa më e varfër e Evropës dhe mbrojnë interesat e kompanive në këtë sektor nga vendet më të pasura.
Paketa e re e ka ambicien të garantojë kushte më të mira të punës dhe drejtat e shoferëve. Kjo sipas përkrahësve të teksteve të reja do të bëhet me tri masa kryesore. Në ven të parë – me kufizimin e transportit të kombinuar me detyrimin për kthimin e kamionëve në vendin e regjistrimit të tyre një herë në dy muaj. Në vend të dytë – shoferët duhet të kthehen në vendin e regjistrimit një herë në muaj. Dhe në vend të tretë – me kufizimin e pushimit në kabinat e kamionëve – pas periudhës së parashikuar në rregullore, shoferët do të detyrohen të përdorin hotel për llogari të kompanisë së transportimit. Kjo do të rritë shumë shpenzimet e transportuesve dhe shumë biznese nga Evropa Lindore do të falimentojnë.
Bllokimi i paketës “Mobiliteti” me siguri është lajm i mirë për autoritetet bullgare dhe për shoferët tanë. Ata bënë çmos për të shpjeguar se lëvizja e kamionëve bosh në hartën e Evropës me qëllim pushimin e shoferëve do të rritë shumë emetimet e gazeve serë. Dhe kjo do të bëhet në sfondin e prioritetit kryesor të Komisionit të ri Evropian dhe personalisht të Kryetares së tij – Ursula fon der Leyen, për mbrojtjen e mjedisit. Në lidhje me këtë Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazkov deklaroi se “Transporti është sektor kyç në ekonominë bullgare. Numri i mjeteve të regjistruara të transportit tek ne është 25 800 dhe mosha e tyre mesatare është 3 vjet. Imagjinoni se këto automjete do të kalojnë kot më shumë se 2000 kilometra për shkak të rregullave, të cilat janë diskriminuese dhe joproporcionale për vendet e periferisë së BE-së”. Kështu mendojnë Rumania, Polonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania. Kryeministri bullgar Bojko Borisov drejtpërsëdrejti tha se këto rregulla do të pengojnë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit.
Pavarësisht nga kontestet e shumta, në fillim të dhjetorit ishte arritur mirëkuptim për këtë paketë ndërmjet KE-së, PE-së dhe KiE-së. Tani tekstet llegjislative janë bllokuar deri në shpalljen e rezultateve nga kontrollimi suplementar dhe tani për tani nuk është e qartë sa kohë do të vazhdojë ai. Me siguri Bullgaria dhe pesë shtetet e tjera më të prekura kanë ndër mend të ngrenë padi kolektive në Gjykatën e BE-së në lidhje me klauzolat “diskriminuese” në paketën “Mobiliteti”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..