Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biatlonisti Vlaldimir Iliev u bë sportist Nr. 1 i Bullgarisë për vitin 2019

Vlaldimir Ilievi është sportisti bullgar i vitit 2019. Ai qëndroi në krye të klasifikimit në sajë të medaljes së argjend për biatlonin bullgar në disiplinën 20 kilometra me start individual fituar në Kampionatin Botëror në Jostersund të Suedisë. Pas tij u radhitën vrapuesja Ivet Llalova dhe tenisti Grigor Dimitrov.

U falënderoj të gjithë gazetarëve të cilët votuan për mua, Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit, Federatës së Biatlonit, Ushtrisë Bullgare, prindërve të mi dhe ekipit të mi, pra të gjithë atyre të cilët ndihmuan për sukseset e mia gjatë viteve. Ju uroj festa të mbara të fundvitit – tha Vlladimir Ilievi në një video, sepse ndodhet në Francë ku merr pjesë në garat për Kupën Botërore të Biatlonit. Disa ditë më parë ai mori edhe çmimin “Ikar” të Fondacionit “Sportist Bullgar”

Bullgarja më e shpejtë Ivet Llalova përveç vendit të dytë në klasifikimin e gazetarëve mori edhe çmimin e publikut. Viti 2019 ishte një nga më të suksesshmet për vrapuesen bullgare pasi në Kampionatin Botëror në Doha zuri vendin e shtatë në vrapim në 200 metra dhe korri dy fitore në 100 dhe 200 metra në garën evropiane të skuadrave dhe në kampionatin ballkanik. Kështu ajo mori dy kuota për pjesëmarrjen e pestë në olimpiadë.


Është një kënaqësi e madhe për mua që herën e tetë të hyj në këtë klasifikim. Gjatë vitit që po përfundon arrita të bëj klasifikimin më të mirë, për më tepër se gjithnjë e më shpesh më pyesin kur kam ndërmend të heqë dorë nga garat – tha sportistja.

Tenisti Grigor Dimitrov e përfundon vitin në vendin e 20-të të klasifikimit të

Asociacionit të Tenistëve Profesionalë ATR. Në kampionatin e hapur të ShBA-së ai arriti gjysmëfinalet duke korrur fitore mbi tenistin Roxhër Federer. Kështu Grigor Dimitrovi u kthye ndër tenistët më të mirë, duke demonstruar formën të cilën e kishte kur zëntë vendin e tretë në botë. Bullgari riafirmoi prezantimin e mirë në Mastërsin e Parisit, ku prapë luajti në gjysmëfinalet. 


Më vjen keq se nuk mund të asistoj sonte në dekorim. Ju falënderoj për përkrahjen e madhe gjatë të gjitha viteve – theksoi në një video tenisti Grigor Dimitrov. – U uroj të gjithë sportistëve që të vazhdojmë të arrijmë fitore në emër të Bullgarisë dhe të jemi edhe më të suksesshëm gjatë vitit 2020.

Sportist më i mirë me mundësi të kufizuara u shpall kampioni i atletikës së lehtë Hristijan Stojanov.

Në dhjetëshen e sportiszëve më të mirë për vitin 2019 hyrën edhe Bozhidar Andreev – peshëngritje, Tajbe Jusein - mundje, Albert Popov - ski, Radosllav Pantaleev - boks, Kubrat Pulev - boks, Marija Orjashkova - sambo, Borjana Kalejn - gjimnastika artistike.

Çmimet për skuadër dhe trajner më të mirë të vitit ishin për gjimnastikën artistike. Mbajtëset e medaljeve të arta Simova Djankova, Laura Traats, Madlen Radukanova, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova u dalluan vitin e tretë me radhë. Gjatë vitit ato fituan medalje të argjend dhe të bronztë në Kampionatin Botëror në Baku dhe morën një sërë medaljesh dhe kupash.


Para neve është nj vit i cili do të ketë rëndësi të madhe në karrierat tona sportive – tha kapitenia e skuadrës Simona Djankova. – Qoftë në fund të vitit të ardhshëm prapë të qëndrojmë këtu me çmim në dorë – si sportiste të cilat e arritën ëndrrën e vet dhe se bënë që Bullgaria të krenohet me to. 

Tranerja numër një Vesella Dimitrova u uroi sportisteve të arrijnë suksese të shumta gjatë vitit të ardhshëm olimpik.


Dëshiroj t’u falënderoj fëmijëve të mi, siç i quaj vajzat gjimnaste, se ishin jashtëzakonisht të përkushtuara në trajnimet, punuan shumë dhe shënuan suksese të mëdha – theksoi ajo.

Kështu ministri i sportit Krasen Krallev përgjithësoi sukseset e sportistëve bullgarë gjatë vitit 2019. Ai u uroi të gjithë sportistëve bullgarë fitore të shumta në Olimpiadën në Tokio.


Po përfundon një vit i mirë për sportin bullgar, i cili do të mbajmë mend me sukseset në biatlonin bullgar, me rikthimin e peshëngritjes bullgare në majën botërore, me afirmimin e boksit bullgar si forcë botërore, me shkollën botërore të gjimnastikës artistike dhe të mundjes.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përshkruan dashurinë e tij për tenisin në një letër

Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..

botuar më 24-12-02 5.31.MD
Aleksandra Fejgin

Sportistja e patinazhit artistik Aleksandra Fejgin u bë kampione në Stamboll

Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..

botuar më 24-12-02 10.07.PD