Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 9 muaj emigrantët transferuan në Bullgari pothuajse 1 miliard euro

Foto: BGNES

Bullgarët jashtë shtetit mbeten investitorët më të mëdhenj në ekonominë bullgare. Për 9 muajit e parë të vitit 2019 bullgarët që punojnë jashtë shtetit u dërguan të afërmve 922.8 milion euro, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare. Këto para shfrytëzohen kryesisht për konsum. Për po këtë periudhë të vitit 2018 shuma është me 16 milion euro më e madhe. Për tërë vitin e kaluar transferimet në të holla nga jashtë arrijnë 1.174 miliard euro, shumë kjo e cila është më e madhe se sa investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend.  Paratë e emigrantëve që vijnë në Bullgari janë pothuajse dy herë më shumë sepse statistika evidenton vetëm transferimet mbi 2500 euro, për përfshirë këtu paratë që transferohen në rrugë jo bankare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD