Bullgaria është me tregues shumë të mirë ekonomikë, tha para Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ministri i resorit Emill Karanikollov. Gjatë tremujorit të tretë Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) rritet me 3.7% në krahasim me vitin 2018. Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane rritën parashikimet për rritje të Bullgarisë. Megjithëse në tërë Evropën ka ulje të treguesve, në Bullgari ka rritje dhe ndoshta ky vit do të jetë një prej më të mirave për dhjetëvjeçarin e fundit. Përmasa e PBB-së do të arrijë dhe do të tejkalojë 60 mlrd euro, një nivel që nuk kemi pasur kurrë deri tani. Kemi edhe papunësinë më të ulët që prej 30 vitesh. Eksporti gjithashtu shënon rekord në historinë tonë ekonomike. Nga janari deri në tetor ai është rritur me 4.2 për qind, shtoi Karanikollov.
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..