Gjatë vitit 2020 do të vazhdojë ndërtimi i mbi 100 kilometrave të autostradave në Bullgari, bëri të ditur Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Petja Avramova. Deri më 1 mars 2020 do të fillojë së punuari Toll – sistemi për kamionët, sistem ky i cili përfshin mbi 6000 km. prej të ashtuquajturave rrugë republikane. Programi operativ “Regjioni në rritje” 2017-2020 zbatohet me sukses dhe është një shembull i mirë se si me mjete evropiane mund të ndryshohen vendbanimet, tha gjithashtu zonja Avramova. Në fund të nëntorit janë përfunduar plotësisht 238 projekte dhe janë paguar 750 mln euro. Janë arritur marrëveshje për gjithsej 1.3 mlr euro, ose për 86% të buxhetit të programit, deklaroi Ministrja.
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit..